MENU
klinika

“Secili ka diellin e tij”

Berisha pyetet a do e bëjë Luiz Ejllin pjesë të fushatës së PD-së: E meritoi admirimin e publikut, besoj se…

04.02.2023 - 14:19

Ish-kryeministri, Sali Berisha është pyetur gjatë në një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale nëse do bëjë pjesë të fushatës së PD-së.

Berisha u shpreh se “secili ka diellin e tij” dhe se nuk ka një përgjigje tani për këtë, ndërsa vlerësoi këngëtarin si një artist me talent që meritoi admirimin e publikut.

“Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im pasi Luizi dëshmoi veten si një artist, interpretoi si artist me talent dhe meritoi, nuk shkoi më tutje se nuk duhej, secili ka diellin e vet dhe nuk dua t’i përzihem, meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë. Secili ka diellin e tij, ndaj s’ka një përgjigje për këtë pyetje tani”, tha lideri i PD-së.