Kryedemokrati Sali berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kanë të njëjtat ‘vese’. I ndodhur në Bulqizë, Berisha, riktheu në vëmendje videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, në të cilën ai pretendonte se socialisti po konsumonte kokainë. Pa e përmendur konkretisht se për çfarë e kishte fjalë, Berisha tha se Alla i ka ‘veset’ e dokumentuara, duke nënkuptuar historinë e videos.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Frikë ka Edi Rama, tmerr. Shëtit si fantazëm dhe ka frikë të vijë në parlament. Banda e tyre kapte një nga një biznesmenët me listë për t’i gjobitur. Në emër të kujt? Në emër të Edi Ramës. Koha është të ulemi, me çdo shqiptar, me çdo socialist. Po ju garantoj se duke përjashtuar kryetarin në ikje që ka veset e Edi Ramës. (qeshin të pranishmit). I ka, i ka, i ka me dokumenta. Të gjitha veset e tij i ka.
Videoja u publikua nga Hoxha tre vite më parë, por muaj më vonë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SKAK) pushoi hetimet ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. SPAK i ka pushuar hetimet me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën. Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla i është nënshtruar edhe testit të drogës, përgjigjia e të cilit ka dalë negative.