Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë energjetike, si dhe angazhimi i përbashkët i SHBA-së dhe Greqisë për mbrojtjen e demokracisë pritet të jetë në qendër të vizitës së ardhshme të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Blinken do të bëjë një turne që do të nisë në Gjermani, do të vazhdojë në Turqi dhe do të përfundojë në Greqi.
Kreu i diplomacisë amerikane do të mbërrijë në Athinë pasditen e 20 shkurtit, ku do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Të martën, ministri amerikan do të takohet me homologun e tij, Nikos Dendias.
Anthony Blinken do të takohet të martën edhe me ish-kryeministrin Alexis Tsipras.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane, Karen Donfried, ajo vlerësoi se të gjitha zhvillimet aktuale gjeopolitike do të diskutohen gjatë vizitës së Blinken në Greqi.
“Nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë do të diskutojë ministri me homologët e tij në Greqi, por mund të imagjinoja se procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga çështjet.
Mendoj se shumë nga çështjet në axhendë, si Ukraina dhe Rusia, sigurisht që do të jenë në tavolinë, siç do të jenë sigurisht tërmetet në Turqinë dhe Sirinë fqinje javën e kaluar.