MENU
klinika

Si përmendet Berisha, Rama, Yuri Kim dhe Soros në median amerikane

Boston Herald: Çështja McGonigal po shkakton “tërmet politik” në Shqipëri

02.02.2023 - 18:20

Një shkrim i botuar sot nga Boston Herald merr në analizë fenomenin McGonigal dhe zhurmën e madhe që po shkakton edhe në Tiranën zyrtare, përveç zhvillimeve në zyrat qendrore të FBI dhe në gjyqësorin amerikan.

Peter Lucas, që ka shkruar edhe më parë për Shqipërinë, madje ka një libër, në një koment të gjatë merr në analizë zhvillimet, dhe takimet e “fshehta” sipas tij të McGonigal me Ramën apo favoret që i janë kërkuar kryeministrit shqiptar. Dhe pas kësaj, Lucas ngre dyshimet për rolin amerikan në Shqipëri dhe mbështetjen e tyre për Edi Ramën, apo “eleminimin politik” të rivalit të tij historik, Sali Berisha.

Pjesë nga artikulli botuar në Boston Herald

Ndonjëherë e mira dhe e keqja kombinohen si në rasdtin e investigimit që po kryhet për Charles F.McGonigal, një ish agjent i nivelit të lartë që po hetohet për marrjen e 225 mijë dollarëve nga një qytetar amerikan i natyralizuar, lindur në Shqipëri e që jeton në Nju Xhersi dhe ka punuar me shërbimin sekret shqiptar vite më parë.

Paratë raportohet se vijnë nga biznesmeni rus Oleg Deripaska për punë që McGonigal bëri duke investiguar një tjetër oligark rival të tij. McGonigal më parë kishte mbikqyrur investigimin edhe për Deripaskën.

Përpara tërheqjes së tij nga shërbimi në 2018, McGonigal kishte mbikqyrur zyrën e kundërzbulimit të FBI në Nju Jork.

Ndërsa arresti i McGonigal ka shkaktuar tronditje në FBI, ka shkaktuar gjithashtu një stuhi politike në Shqipëri sepse në 9 pika të aktakuzës ndaj tij del në pah se McGonigal ka një marrëdhënie afatgjatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

McGonigal, pa vënë në dijeni FBI ka bërë disa udhëtime në Shqipëri, ku korrupsioni politik dhe pastrimi i parave të drogës janë të shfrenuara, ndërmjet viteve 2017 e 2018 i shoqëruar nga “Personi A” – shqiptari i natyralizuar si qytetar amerikan.

McGonigal u takua në mënyrë të fshehtë me kryeministrin Rama në 9 shtator 2017, për të diskutuar kontrata të naftës, dhe këto janë rregulluar nga Personi B, sipas akuzës.

Personi B është një ish-zyrtar i qeverisë shqiptare dhe këshilltar i Ramës. Të dy, Personi A dhe B kanë interesa financiarë në marrjen e licensave të fushave të kërimit të naftës. Në takim, McGonigal i ka dhënë disa suvenire të FBI zotit Rama, sipas akuzës.

Një muaj më vonë, McGonigal mori 80 mijë dollarë në cash që iu dhanë atij nga personi A, në një takim në një makinë parkuar në qytetin e Nju Jorkut sipas akuzës.

Lidhja e Ramës me McGonigal në akuzë është një goditje për liderin shqiptar, dhe një pendesë për US që në mënyrë të hapur ka mbështetur Ramën, një socialist, mbi armikun e tij politik Sali Berisha, një ish kryeministër dhe krytar i Partisë Demokratike në opozitë.

USA është aq e përfshirë në politikën shqiptar sa ambasadorja e SHBA Yuri Kim, si një favor për Ramën u përpoq të përjashtonte Berishën si një anëtar parlamenti edhe pse Berisha ishte zgjedhur sipas ligjit. Berisha do të përpiqet të mundë Ramën politikisht në zgjedhjet e 2025.

Berisha një kardiologjist, drejtoi lëvizjen për të hedhur poshtë regjimin komunist në Shqipëri në 1991 dhe më vonë ishte kryeministër. Është një oponent i vendosur i George Soros dhe SOROS-it, që kërkon të “reformojë” sistemin gjyqësor kriminal në vend sikurse është bërë në USA. Berisha e konsideron Sorosin një “arkitekt të korrupsionit”.

Edhe pse Berisha ka qenë jashtë zyre prej 8 vitesh, sekretari i shtetit Antony Blinken e deklaroi person “non grata” mbi akuza të paprovuara korrupsioni, të cilat Berisha i ka mohuar. Berisha e ka konsideruar këtë si shpagim sepse Blinken sic raportohet ka marrëdhënie të ngushta me Soros. Babai i Blinken, Donald financoi arkivën e Soros në Universitetin qendror Evropian në Budapest që e themeloi Soros, Soros është nga Hungaria.

Nëse McGonigal do të flasë, të gjithë do të dëgjojnë.