MENU
klinika

"Kjo do të ndodhë shumë shpejt me Ukrainën"

“Bota do tronditet”/ Eksperti i njohur zbardh skenarët e frikshëm

24.02.2023 - 12:45

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se Rusia do të kërkojë që lufta në Ukrainë të përmbyllet me ndarjen e këtij shteti.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shala u shpreh se tanimë Ukraina nuk mund të pushtohet, pasi vazhdimisht po furnizohet me armë nga shtetet e NATO-s.

Sipas tij, Rusia po e përdor termin “luftë bërthamore” për të ulur SHBA-në në tavolinën e bisedimeve.

“Tentativa që ta përdorë si presion politik, ushtarak, termin luftë bërthamore, Rusia po tenton që ta ulë SHBA-në në tavolinën e bisedimeve. SHBA nuk ka ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Rusia po tenton ta bindë SHBA-në që mos ta mbështesë Ukrainën në luftë.

Njëkohësisht, t’i bëhet presion Zelenskyt që të pranojë ndonjë pakt të mundshëm. Lufta në Ukrainë, në fund do të tentohet që të përmbyllet përmes ndarjes. Nuk mund të pushtohet Ukraina në tërësi, pasi vazhdimisht ka shtim të arsenalit uishtarak nga shtetet anëtare të NATO-s në drejtim të Ukrainës”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dredhitë e Rusisë në garë për të qenë e para

Cilën vaksinë anti-Covid do të zgjedhë Shqipëria?!

Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in