MENU
klinika

Celibashi: E mendoj që tani si do shkojë!

Çfarë do ndodhë me regjistrimin e PD së Berishës në zgjedhje

01.02.2023 - 12:50

Pyetje: A është realitet ligjor për ju vendimi i gjyatës i 25 marsit që ka njohur Sali Berishën si kryetar të PD? A do aplikojë KQZ të njëjtin percedent të ndjekur në 2019, asokohe u regjistrua Bindja Demokratike e Astrit Patozit, sa kohë ka dy palë lista?

Ilirjan Celibashi: Vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin dhe pse këto realitete ekzistojnë dhe perceptohen dhe tek unë në një mënyrë apo në një tjetër por në fund vendimmarrja do jetë në përputhje me parashikime e ligjit. Nëse do e bëja një vendimmarrje tej parashikimit të ligjit do të thotë që ishte e bazuar o në interes o në presion apo ku di unë. Thënë qartë dhe prerë

Pyetja e merr përgjigjen në momentin kur të duhet të vendoset për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor. Unë jam njohur dhe me atë vendim të gjykatës së Tiranës do jetë dhëe ai vendim pjesë e vlerësimit nga ana ime si komisioner, sikurse dhe cdo dokumentacion që cdo kush mendon që do duhet ta paraqesë në mbështetje të kërkesës së tij për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor. Pak a shumë e mendoj si mund të jetë por kam kohë për ta vendosur kur të jetë kërkesa.

Sot kam mendim e gjykim bazuar në atë që është bërë me dije, por në fund duhet të vendos mbi atë dokumentacion që do paraqitet formalisht para meje.

Kemi kohë që kjo situatë të zgjidhet. Do ishte mirë ta zgjidhnin mes njëri tjetrit por unë jam i fundit në radhë që të jap këshilla për partinë kryesore të opozitës si duhet t’i zgjidhin problematikat e tyre. Mua më tkakon të jem i ftohtë në gjykimin tim në momentin kur duhet të vendos.

Precedenti i Bindjes Demokratike nga precedenti tjetër, ankimet, dokumentacioni, do jetë pjesë e vlerësimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN