MENU
klinika

"Do përfundosh si McGonigal"

Çfarë do të ndodhë në protestën e datës 11 shkurt? Berisha paralajmëron Ramën

06.02.2023 - 13:27

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar në protestën kombëtare të 11 shkurtit, të gjithë shqiptarët që jetojnë jo vetëm brenda vendit, por edhe emigrantët dhe diasporën.

“Shqipëria po zien këto ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më e madhe ndonjëherë”, u shpreh Berisha në deklaratën për mediat.

Sali Berisha: Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit PD. Por kjo dëshirë e tij merr fund, bëhet pluhur, aty ku përfundoi McGonigal, do të përfundojë dhe Edi Rama, si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij dhe një njeri që bëri një pabesi ekzemplare ndaj SHBA duke i korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI.

Ftoj qytetarët shqiptarë të flasin me gjuhën e tyre, me datën 11 shkurt në orën 12:00. Shqiptarët kudo janë, në diasporë e emigeracion.

Shqipëria po zien këto ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më e madhe ndonjëherë.

Ndaj dhe ftesa ime për shqiptarët është të gjithë në protestë për të ngritur zërin tonë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti një njeri që mund ti vësh çdo epitet sot.

Një i pabesë që për karrigen e tij është i aftë të bëjë cdo gjë.