MENU
klinika

Analiza

Çfarë duhet t’i kishte thënë Macron Putinit një vit më parë…

04.02.2023 - 10:30

Thuajse një vit më parë, presidenti francez Emmanuel Macron fluturoi për në Moskë për t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ai kishte kërkuar takimin, i vendosur për të bindur Putinin – i cili kishte vendosur trupa në kufijtë e Rusisë me Ukrainën – për të hequr dorë nga pushtimi i fqinjit të tij. Ishte një moment kritik me pasojaglobale.

Fatkeqësisht, derisa Macron të publikojë kujtimet e tij ose derisa Putini të dëshmojë në një gjykatë për krimet e luftës, publiku nuk do t’i dijë kurrë detajet e këtyre bisedave maratonë, në cepat e kundërt të një tavoline më të gjatë se tyta e një obusi rus.

Por ne e dimë se Putini kaloi orë të tëra, sipas një burimi, “duke rishkruar historinë nga viti 1997 e tutje”.

Sikur Macron ta kishte çuar Putinin më tej në të kaluarën, megjithatë – e kaluara franceze, për të qenë të saktë – ai mund t’i kishte hapur sytë liderit rus ndaj pasojave të mundshme të nisjes së një pushtimi në Ukrainë.

Në fakt, kjo javë shënon njëqindvjetorin e pushtimit francez dhe tentativës për pushtimin e Ruhrit – një ngjarje me pasoja kataklizmike që i ngjan çuditërisht pushtimit rus dhe tentativës së pushtimit të Ukrainës.

Më 11 janar 1923, një kalorësi dhe dy divizione këmbësorie nga Franca përparuan në luginën e Ruhrit të Gjermanisë dhe, pa gjuajtur asnjë të shtënë, pushtuan qytetet Essen dhe Coblenz. I shoqëruar edhe nga forcat belge, ky pushtim francez ishte parashikuar prej kohësh. E udhëhequr nga Raymond Poincaré, për muaj të tërë qeveria franceze kishte kërkuar – pa sukses – mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, ky ishte shumë më tepër se operacioni i kufizuar ushtarak që tregon Poincaré..

Pjesërisht, Poincaré besonte se pushtimi i tij ushtarak do ta detyronte Gjermaninë në dukje të pabindur të furnizonte Francën me qymyrin e kërkuar dhe – më e rëndësishmja – dërgesat e koksit për industritë franceze. Por, dokumentet arkivore të reja të disponueshme zbulojnë se qeveria e tij gjithashtu kishte ambicie që shtriheshin shumë përtej klauzolave të Traktatit të Versajës. Dhe nga fundi i vitit 1922, duke u përpjekur të shfrytëzonin pretendimet separatiste të nacionalistëve renikë, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme kurdisnin një komplot për të krijuar disa shtete autonome në Ruhr, duke ‘çimentuar’ ndikimin francez përgjatë Rhine.

Çuditërisht, Gjermania nuk u përgjigj ushtarakisht, por aktet e rezistencës pasive, u bënë shpejt rend i ditës, dhe minatorët ndaluan minierat, punëtorët e hekurudhave ndaluan së punuari dhe administratorët lokalë ndaluan administrimin.

Në mënyrë të pashmangshme, ky pasivitet publik ia la vendin aktivitetit nëntokësor pasi linjat hekurudhore u sabotuan, dosjet e qeverisë u zhdukën dhe punëtorët hynë në grevë.

Si i tillë, në vend që të përforconte sigurinë e Francës dhe të zgjeronte ndikimin e saj, pushtimi pati efektin e kundërt, duke rritur brishtësinë e kufirit të saj lindor dhe duke dëmtuar reputacionin e saj.

Nuk i ndihmoi gjërat fakti që mbi 100 civilë gjermanë u vranë gjatë trazirave.

Dhe në maj të vitit 1924,  pasardhësi i Poincare, Édouard Herriot vendosi të pranojë integritetin territorial të Ruhr-it.

Siç shkruate historiani Walter McDougall, “Francezët kishin zgjedhur konfliktin, por shkalla dhe natyra – madje edhe qëllimet – e konfliktit që kishin zgjedhur u fshehën prej tyre.”

Ndër këto pasoja të fshehura që më pas u bënë shumë të qarta, ishin rënia përfundimtare e markës gjermane dhe ardhja e hiperinflacionit në Gjermani. Jo më pak e rëndësishme, përpjekja e ashpër e Francës për të “çorganizuar” Gjermaninë – turma e fundit e revanshizmit francez – pati sukses, duke shtuar vajgurin në zjarret e etnonacionalizmit gjerman.

Dhe deri në fund të vitit, Partia Nacional Socialiste e Hitlerit ishte rritur nga një lëvizje e skajshme në një fuqi lokale në Bavari, ndërkohë që organizatat terroriste u bënë gjithnjë e më aktive në të gjithë vendin.

Për më tepër, një pasojë përfundimtare – e cila na kthen në tentativën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia sot – ishte se përpjekja e dështuar e Francës shënoi fundin e shpresave ose iluzioneve të saj, për të mbetur një komb i madh. Ajo që filloi si një përpjekje për të maskuar rënien e saj përfundoi duke e zvogëluar edhe më tej.

Ka, sigurisht, dallime të dukshme, por domethënëse.

epa08058384 French President Emmanuel Macron (L) and Russian President Vladimir Putin give a press conference after a summit on Ukraine at the Elysee Palace, in Paris, France, 09 December 2019. The Normandy format was created in 2014 to resolve the conflict between Kiev and the breakaway republics in Ukraine’s east. EPA-EFE/LUDOVIC MARIN / POOL MAXPPP OUT

Ndryshe nga Rusia bashkëkohore, autoritetet franceze në atë kohë nuk u përpoqën të aneksonin ose merrnin territorin në fillim, dhe – përveç përpjekjes për të shuar grushtin e dështuar – ajo kurrë nuk përdori armë për të ruajtur pushtimin.

Gjithashtu, ndryshe nga Rusia sot, Franca udhëhiqej nga konsiderata gjeopolitike, jo ideologjike dhe racore.

Megjithatë, paralelet janë të dukshme.

As Franca në atë kohë dhe as Rusia sot nuk prisnin rezistencë serioze ndaj pushtimeve të tyre përkatëse dhe as dënim global. Në fakt, ata të dy prisnin të paktën pranimin ndërkombëtar – nëse jo njohjen ndërkombëtare. Dhe ashtu siç kishte grupe të vogla separatiste ruse aktive në Donbas shumë kohë përpara pushtimit, po ashtu edhe lëvizjet separatiste reneze – si katolike ashtu edhe konservatore – agjituan në rajon shumë përpara mbërritjes së trupave franceze.

Në fund, shpirti revanshist i Francës, i lindur në 1871 dhe i mbetur i pakënaqur pas Luftës së Parë Botërore, vdiq në rrugët dhe minierat e Rheinland-it në vitin 1923.

Dhe ndërsa nuk arriti të “bënte Evropën”, Franca për ironi u bë mjeti për galvanizimin e nacionalizmit gjerman . Në mënyrë të ngjashme, Rusia e Putinit tani ka arritur të krijojë një nacionalizëm të ri mes ukrainasve.

Nëse Macron kthehet ndonjëherë në tavolinën qesharake sublime të Putinit, ai mund ta mendojë ta ndajë këtë mësim me mikpritësin e tij të ulur në anën e kundërt.

Burimi: Politico.eu

Përktheu dhe përshtati: Konica.al