MENU
klinika

Instituti i Vjenës bën parashikimet

Çfarë e pret ekonominë e Shqipërisë gjatë vitit 2023

02.02.2023 - 10:23

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (wiiw), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6 për qind dhe 3.8% në vitin 2025.

Ekspertët e Vjenës pohuan se megjithë vështirësitë që krijoi Lufta në Ukraine, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.

Richard Grieveson, Zëvendës Drejtor i Wiiw dhe autori kryesor raportit të Parashikimit tha se “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”.

Për vitin 2023, “wiiw” parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së. Vendet e Europës Juglindore anëtare në BE, në veçanti, po tregohen mjaft elastikë. Në vendet e Vishegradit rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret këtë vit me -1%.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, ndërsa ajo e Turqisë do të rritet 3%. Edhe pse rritja do të jetë më e ulët se në vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve me përjashtim të Hungarisë dhe Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.

Grieveson thotë se faktori më i madh i pasigurisë mbetet lufta në Ukrainë. Inflacioni në Rajon ka kaluar kulmin e tij, por do të mbetet i lartë. Bankat qendrore në Rajon mund të lirojnë disi politikën monetare, çka do ta ndikonte pozitivisht rritjen.

Pas një rënie prej 30% të PBB-së vitin e kaluar, Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të rimëkëmbet disi këtë vit me (3%). Në mes të shkatërrimit të madh edhe ekonomik dhe humbjet njerëzor kjo rritje do të ishte vetëm një hap i vogël përpara.

Për më tepër, ky parashikim përfshin pasiguri të mëdha dhe varet, mbi të gjitha, nga ecuria e ardhshme e luftës. Fushata e bombardimeve të Rusisë kundër vendit ka shkatërruar tashmë pjesë të mëdha të infrastrukturës dhe po vazhdon të shkatërrojë.

Ekonomia e Rusisë në vitin 2023, PBB-ja pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak dhe mungesës së eksporteve të gazit në Evropë po ndikojnë negativisht ekonominë ruse.

Embargoja e naftës në BE-së dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia tani të shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra me në 47 dollarë për fuçi. Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor, por Vasily Astrov, ekspert i Rusisë në Wiiw beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën tani për tani. /Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë parashikon Instituti i Vjenës!

Sa e dëmshme do jetë vala tjetër e pandemisë?


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!