MENU
klinika

Skiatorja humbet Botërorin

Dëmtohet Lara Colturi

08.02.2023 - 15:19

Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, duke humbur kështu Botërorin e Skive 2023 që po mbahet në Maribel dhe Courchevel të Francës.

16-vjeçarja që ka ngritur lart flamurin e Shqipërisë u dëmtua në stërvitje dhe për shumë muaj do jetë jashtë garave. Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Skive, me Colturin që ka qenë e pafat duke humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Lara sot do merrte pjesë në garën e Super Gjigandit, pikërisht në disiplinën që u shpall kampione e Botës për të reja. Shqipëria do të vijojë garat me 5 skiatorë te tjerë, nga të cilët 3 meshkuj e 2 femra.

Colturi vinte në Botërorin e Francës pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton në Austri, atje ku ishte kampione e Botës për të rejat në Sllalomin Supergjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa ishte Kampione e Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe Supergjigant dhe njëkohësisht medaliste e bronztë.