MENU
klinika

Ja formacionet e mundshëm të Inter-Milan!

Derbi i Madoninës, sonte ‘për jetë a vdekje’!

05.02.2023 - 17:54

Interi dhe Milani do të përballen sot në të ashtuquajturin “derbi i Madonninës”. Jo si në Riad të Arabisë Saudite për Superkupën e Italisë, por në ‘San Siro’ të Milanos për javën e 21-të të Serie A.

Pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, ashtu siç kanë qenë gjithmonë takimet mes këtyre dy skuadrave, rivale dhe armike të ashpra të të njejtin qytet, ku ngjyra e zezë është e përbashkët.

‘Zikaltrit’ janë momentalisht në vendin e dytë me 40 pikë, kurse ‘kuqezinjtë’, edhe pse kampionë në fuqi, janë në formë të dobët dhe momentalisht renditen në vendin e 6-të me 38 pikë.

Ja formacionet e mundshme të të dyja skuadra për ndeshjen e sontme:

Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Dzeko.

Milan: Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Pobega, Tonali, Krunic; Saelemaekers, Giroud, Leao.