13.02.2023 - 11:09
Gjendet i djegur një punonjës i portit të Durrësit. News 24 raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm, një person ende i paidentifikuar, rreth moshës 50 vjeçare, u gjet nga kolegët e tij i djegur, pranë rezistencës ku ngrohej.
Viktima është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë të Portit.
Burime nga spitali bëjnë me dije se dyshohet që viktima të ketë pësuar infarkt.
Ai më pas ka rënë mbi rezistencë ku dhe është djegur.