16.02.2023 - 14:17
Ngjarje e rëndë në Durrës. Si pasojë enjë rrjedhje gazi në një banesë, ka humbur jetën nga zjarri një 65-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 8.
NJOFTIMI I POLICISE
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.