MENU
klinika

Asfiksohen nga gazi

E trishtë! Gjendet i pajetë çifti i të moshuarve në Lushnje

11.02.2023 - 12:55

– Mëngjes tragjik në fshatin Rrapëz. Policia bën të ditur se çifti i të moshuarve Qelibare dhe Lame Kalliri kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Ato janë gjetur në banesë të pajetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.