MENU
klinika

Ishte në radarët e Barcelonës

E trishtë!/ Talenti 19-vjeçar vritet me thikë pas një konflikti në rrugë

07.02.2023 - 12:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku kapiteni i kombëtares U20, Oshuin Andris, është vrarë me thikë pas një konflikti në rrugë.

Ai u dërgua menjëherë në spital nga familja e tij, ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra në trup.

Andris ishte një futbollist i talentuar që kishte rënë në sytë e shumë klubeve europiane, me Barcelonën që prej kohësh e kërkonte në skuadër.