MENU
klinika

“Pavarësia e Kosovës, të njihet nga Serbia”

Eksperti britanik: Ja pse plani franko-gjerman nuk është ideali

11.02.2023 - 13:00

Profesori i Shkollës së Ekonomisë dhe Politikës në Londër, James-KerLindsay,tha për portalin European Western Balkans se ekzistojnë dy zgjidhje të mundshme për të zgjidhur çështjen e tensioneve Serbi-Kosovë, ndarja ose autonomia e fortë për komunitetin serb. Dhe është për të ardhur keq që ka zëra kundër të dyja zgjidhjeve. “Mendimi im është se edhe pse lë shumë hapësire për të debatuar se si Kosova shpalli pavarësinë, në fund të fundit çdo proces normalizimi, apo sido që duam ta quajmë, do të duhet të përfundojnë në mënyrë që Serbia të pranojë një Kosovë të pavarur. Ajo që pamë në vitin 2008 ishte një proces thellësisht i padrejtë, i keq menaxhuar dhe nuk kishte asnjë përpjekje reale për t’i “shitur” idenë e Kosovës së pavarur Serbisë”, tha Lindsey. Sipas tij, nuk është bërë asnjë përpjekje për të gjetur një kompromis të realizueshëm në lidhje me këtë çështje. “Tani, kur gjithçka thuhet dhe bëhet, besoj se është në interesin më të mirë të të gjithëve që të ecim përpara. Një Kosovë e pavarur jo vetëm që është në favorin e Kosovës, por edhe të Serbisë. Pyetja është se si mund ta pranojë Serbia këtë? “Kjo është një pyetje kyçe që nuk mendoj se po adresohet në mënyrë të saktë,” tha më tej Lindsey. Ai vlerësoi se plani franko-gjerman nuk mund të funksiononte.“Ai model parasheh që Serbia ta pranojë Kosovën në Kombet e Bashkuara, por nuk e njeh si shtet të pavarur. Diçka e tillë nuk ka asnjë vlerë për Serbinë, tha Lindsey. Ai beson se do të ishte më mirë që Serbia ta pranojë vetëm pavarësinë e Kosovës, se sa të pranojë modelin sipas të cilit Kosova njihet nga e gjithë bota, përveçse nga Serbia, që e bën këtë të fundit në syrin ndërkombëtar si të mjerë dhe budallaqe.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!