01.02.2023 - 10:55
Hakerat janë futur në sistemin e kompanisë Air Albania duke hakeruar të dhënat e ruajtura.
Kështu shprehet eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Ai shprehet se ata i kanë vendosur kompanisë së fluturimeve një afat deri në datë 14 shkurt për të paguar gjobën në kërkim të kthimit të të dhënave.
“Kisha kohë që paralajmëroja sulmet kibernetike ndaj kompanive të sektorit privat. Kompanisë AirAlbania i janë hakeruar të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 Shkurt për të paguar gjobën në këmbim të kthimit të tyre nga hakersat”, shkruan ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arrestimi i tre të rinjve në Gramsh
Karamuço: Faktet që janë agjentë të “GRU”
"Njeriu i... nga Shqipëria"