MENU
klinika

"Rreth 8,000 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani"

Erdogan: Hotelet në Antalia do të strehojnë të mbijetuarit nga tërmeti

07.02.2023 - 18:33

Presidenti Rexhep Raip Erdogan njoftoi se disa hotele në Antalia, Turqi, do të strehojnë të mbijetuarit nga tërmeti. Në në fjalim të mbajtur sot presidenti gjithashtu ka njoftuar se rreth 8,000 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.

Duke filluar nga vendet afër zonës së fatkeqësisë, po bëhen planet e nevojshme për t’i vënë hotelet që tashmë kanë pezulluar aktivitetet e tyre për shkak të sezonit të dimrit, në shërbim të viktimave të fatkeqësisë. Vetëm në rajonin e Antalias janë përgatitur 50 mijë shtretër për këtë qëllim,” tha Erdogan në një fjalim.

Të plagosurit që u trajtuan pasi u shpëtuan u dërguan në spitalet e zonave të tjera të vendit tonë, veçanërisht në Mersin, Stamboll dhe Ankara. Deri më tani, 54,000 tenda dhe 102,000 shtretër janë dërguar në rajone, dhe 53,317 personel shpëtimi po punojnë në zonën e tërmetit. Terminalet e transmetimit satelitor janë dërguar në rajon me qëllim që të mos ketë ndërprerje në komunikim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”