Në prag të 103 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj nderoi ditën e sotme punonjësit me kontributin e gjatë në punët e qytetit.
Teksa ishte duke përmendur të gjithë punëtorët një për një, Veliaj u ndal te njëra nga punonjëset e cila në muajin prill do të dalë në pension e për këtë duhet një festë, mirëpo ajo do të duhet të presë pak pasi sipas kryebashkiakut ai gjatë muajve prill-maj është i zënë me një “betejë të vogël”, atë të zgjedhjeve lokale.
Ironi kjo nga ana e kryetarit duke e cilësuar garën me kandidatin e opozitës Belind Këlliçi si një betejë të vogël nga e cila do dalë fitues dhe më pas do të organizojnë një festë të madhe.
“Dua që të vlerëosj Fatbardhën e cila ka 32 vite në Bashkinë e Tiranë, specifikisht si përgjegjëse në Çerdhen 13. E di që në prill vjen dita e pensionit, por ti je gocë e re nuk do na lesh kaq shpejt, plus unë jam pak i zënë prill-maj se kam një betejë të vogël që duhet të merrem. Prandaj, ti nuk do na lesh kaq shpejt, por do presësh ta mbarroj unë atë historinë e 14 Majit dhe të bëjmë një festë të madhe”, tha Veliaj.