Shakira nuk u lodh duke i kushtuar këngë ish-it të saj, Gerard Pique, ama fansat e saj po. Së fundmi, këngëtarja kolumbiane publikoi një duet me këngëtaren tjetër latine Karol G dhe në tekstin e këngës ato iu referohen ish-partnerëve të tyre.
“Pse po më kërkon nëse e di që nuk i përsëris gabimet, thuaj femrës tënde të re që nuk konkurroj për meshkuj”, është pjesë e refrenit të kënduar nga Shakira dhe Karol G.
Edhe pse kënga ka kaluar mbi 70 milionë shikime në platformën YouTube për një periudhë kaq të shkurtër, ndryshe nga herët e tjera këtë herë të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar këngëtaren për një tjetër dedikim ndaj Gerard Pique.
View this post on Instagram
Bazuar në komentet e këngës “TQG”, fansat e Shakiras janë lodhur nga kjo temë, madje disa prej tyre kanë filluar të ndiejnë keqardhje për të.
“Ka kaq shumë inat në ty. Keq. Ji e lumtur”, “Kjo po bëhet dëshpëruese”, “Mjaft më. Është koha për diçka origjinale, jo vetëm këngë si kjo”, “Shakira nuk je e vetmja grua në botë që është tradhtuar”, “Është koha për të vazhduar tutje”,-janë vetëm disa nga komentet kundër artistes.
Sigurisht kishte edhe nga ata që e kanë pëlqyer këngën.