MENU
klinika

Diskutojnë për projekte infrastrukturore

Fokus zhvillimi ekonomik/ Osmani takohet me Abazoviç

07.02.2023 - 19:54

ryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është takuar të martën e 7 shkurtit me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë takimit të mbajtur ata janë dakorduar për përmirësim të bashkëpunimit, me fokus te zhvillimi ekonomik dhe projektet infrastrukturore që mund të lidhin dy vendet.

Abazoviç përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit me Osmanin është shprehur se Mali i zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon.

“Mali i Zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon. Vazhdojmë të udhëheqim politikën e fqinjësisë së mirë dhe të mbajmë fokusin në zhvillim ekonomik dhe projekte infrastrukturore që do të na lidhin edhe më mirë. Sot me shumë kënaqësi pritëm Vjosa Osmanin, Presidente e Kosovës, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë”, ka shkruar Abazoviç.