MENU
klinika

Analiza

Frika e Putinit, një grusht-shteti mund të ndodhë brenda vitit…

02.02.2023 - 20:25

Lufta e nisur në Ukrainë nga presidenti i federatës ruse Vladimir Putin si duket do t’i kushtoje shumë atij pasi plani i tij për një luftë të shpejtë dhe të fituar nga ana e tij ra në ujë.

Një ish-bashkëpunëtor i Kremlinit dhe pikërisht miku i Putinit dhe në të njëjtën kohë ish-shkruesi i fjalimeve, Abbas Gallyamov i cili tani është një analist politik në një analizë për median prestigjiozë amerikane CNN International bëri me dije se situata në Moskëështë shumë e komplikuar dhe po shkon në heshtje drejt një grushti ushtarak. Ai u shpreh se ndërsa humbjet në Ukrainë rriten dhe vendi po përballet me sanksionet e perëndimit rusët tashmë po kërkojnë një kokë turku që t’i vënë gishtin.“Ekonomia ruse po përkeqësohet.

Lufta është e humbur.

Ka gjithnjë e më shumë trupa të vdekur që kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë shpjegim pse po ndodh kjo…Dhe përgjigjja do të jetë: Epo, kjo situatë vjen për shkak se vendi ynë qeveriset nga një tiran i vjetër, një diktator i vjetër. Në këtë moment, unë mendoj se një grusht shteti ushtarak mund të jetë i mundur. Ky moment mund të vijë në 12 muajt e ardhshëm”, tha Gallyamov, duke iu referuar Putinit. Pakënaqësia e popullatës është rritur sidomos pas sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë. “Rastësisht, industria ruse e funeralit mund të jetë një nga sektorët e paktë që përfiton nga lufta, edhe pse sektorë të tjerë po vuajnë nga sanksionet ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Russian President Vladimir Putin, right, listens to Prime Minister Dmitry Medvedev during the State Council meeting on the agricultural policy at the Kremlin in Moscow, Russia, Thursday, Dec. 26, 2019. (Yekaterina Shtukina, Sputnik, Government Pool Photo via AP)

Sipas tij imazhi dinak maço i Putinit në sytë e popullit po zhduket tashmë, madje populli rus mendon se Putin duhet të largohet një orë e më parë. “Ndaj mendoj se duhet vetëm pak më shumë organizim për të ndezur fitilin për një grusht shteti në të gjithë vendin ” shtoi Gallyamov.

Gallyamov tha gjithashtu se beson që Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në mars të 2024.

Nga ana tjetër lideri rus nuk do të heqë dorë kollaj nga synimi i tij, ai tashmë ka menduar një lëvizje të re politike lëvizje që do të bëhet me kthimin në skenën politike të njeriut numër një tëPutinit, behët fjalë pikërisht për gjeneralin Viktor Medvedchuk. Siç duket Putin tashmë e ka kuptuar se pushtimi i Ukrainës nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr e tija që nuk e realizoi dot ndaj ai pasi zbriti me këmbë në tokë do të ofrojë një kompromis.

Sipas planit B të Putinit Kievi mund të vazhdojë të ekzistojë por me kusht që të jetë një vend besnik ndaj Rusisë dhe të udhëhiqet nga Medvedchuk. Ky i fundit shpesh herë ka deklaruar se po organizon një grup kundërshtarësh jashtë kufijve të Ukrainës që janë kundër politikave aktuale të qeverisë ukrainase ose më saktë kundër politikave të Zelenskyt. Qëllimi i tij është që të krijoje një ekip për të shkatërruar ideologjinë e Zelenskyt dhe më pas për të rrëzuar vetë liderin ukrainas në mënyrë që ta pasoje vetë atë.

Një vit më para Medvedchuk u arrestua për t’u përballur me akuzat për tradhti dhe financim të terrorizmit, akuza që ai i ka hedhur poshtë. Pas nëntë muajve ai u strehua në Moskë falë shkëmbimit të burgosurve, propozim ky që erdhi nga vetë lideri ukrainas Zelensky i cili kërkoi në këmbim robërit e luftës që mbaheshin nga forcat ruse.

Edhe pse i dëbuar nga Ukraina Medvedchuk nuk ka hequr asnjë herë dorë nga ajo që ai e quan ëndrra e tij që të sjelli në Ukrainë një regjim tjetër dhe ndryshe nga ai i presidentit aktual Zelensky. Sipas tij regjimi i Zelenksyt është një regjim që ka çmontuar demokracinë dhe ligjshmërinë. Ideologjia e liderit të Ukrainës bazohet vetëm në udhëzimet e Zelenskyt dhe rrethit të tij kriminal. Dhe pikërisht ai mendon se ka ardhur koha që t’i vije fundi një regjimi të tillë.

Vetëm pak ditë më parë shërbimet e inteligjencës britanike deklaruan se Rusia po konsideron që politikani ukrainas Yevhen Murayev ta udhëheqë Qeverinë e re kukull që mendohet që do të krijoje lideri rus në rast se humbet luftën.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë si nga zyrtarët rusë dhe nga vetë Murayev i cili gjatë një prononcimi për gazetën Observer ka njoftuar se diçka e tillë është një trillim i mirëfillte i perëndimit.

Ai bëri thirrje për dhënien fund të ndarjes së politikanëve në Ukrainë në pro-perëndimorë dhe pro-rusë dhe tha se shteti ka nevojë për udhëheqës të rinj.