MENU
klinika

“Gjermania sponsori kryesor i Kurtit”

Gazetari paralajmëron shkrimin që do ta ‘trazojë’ Prishtinën

10.02.2023 - 14:30

Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar një shkrim të ish-ambasadorit kosovar në Gjermani, Beqë Cufajt, që do të publikohet në edicionin e fundjavës të FAZ-it.

Martens thotë se ajo që është shkruar nga Cufaj, nuk do t’u pëlqejë disave, sidomos në Prishtinë.

Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, e ka një shkrim në numrin e radhës të “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (edicionin e fundjavës) që disa në Prishtinë nuk do ta pëlqejnë, sidomos rekomandimet e tij se si duhet të sillet Berlini ndaj (kundër?) Kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar Martens.

Siç e transmeton gazetari gjerman, Cufaj ka shkruar se si Gjermania ishte shteti që e ka përkrahur Kryeministrin Albin Kurti që të vijë në pushtet dhe se tani duhet ta përdorë ndikimin e saj te ai.

“Sipas Beqë Cufajt, Gjermania është “sponsori kryesor” i Kurtit dhe ka punuar fort ta sjellë atë në pushtet, kështu që ajo duhet ta shfrytëzojë tani ndikimin e saj që të ushtrojë presion ndaj tij. Shumë i interesuar të shoh si do të funksionojë”, shkroi gazetari gjerman.

Martens përcjellë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe raporton kryesisht për negociatat e Kosovës me Serbinë dhe cështjet rreth tyre. /Express/

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”