MENU
klinika

Tragjedi e re detare!

Greqi, humbin jetën disa emigrantë në brigjet e Leros

07.02.2023 - 14:34

Një tragjedi e re detare me emigrantë është regjistruar përsëri në Greqi, kësaj here pranë brigjeve të ishullit Lero në Egjeun juglindor.

Pesë emigrantë, midis tyre katër fëmijë kanë humbur jetën pasi barka me të cilën vinin nga brigjet turke është copëtuar në shkëmbinj dhe është shkatërruar.

Në një operacion të Rojës bregdetare greke janë shpëtuar të paktën 41 persona që janë nxjerrë nga deti, ndërsa është gjetur edhe trupi pa jetë i një gruaje.

Nga tetë persona që janë çuar në spital në gjendje kritike ,katër fëmijë të vegjël kanë vdekur ,kanë deklaruar më pas autoritetet greke. Ministri i Marinës detare dhe Politikës Ishullore ka akuzuar përsëri trafikantët e qënieve njerëzore që veprojnë në Turqi.

“Oficerët e Rojës Bregdetare Greke, dëshmuan edhe një herë se shqetësimi i tyre parësor është mbrojtja e jetës njerëzore, duke shpëtuar në kushte veçanërisht të pafavorshme moti, 41 persona, të cilët rrjetet kriminale të trafikantëve i nisin nga Turqia, me tolerancën e autoriteteve turke, duke i lënë në mëshirën e fatit në zonën detare pranë ishullit Leros.”- tha Yannis Plakiotakis Ministri i Marinës detare dhe Politikës Ishullore

Vetëm gjatë viti të kaluar të paktën 326 emigrantë kanë humbur jetën në detin Egje në përpjekje për të mbërritur nga brigjet turke drejt atyre greke , me synim Europën qëndrore.

Së bashku me Spanjën dhe Italinë, Greqia është një nga pikat kyçe të hyrjes në Bashkimin Evropian për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Dy burra të veshur me të zeza hapën zjarr

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, raportohet për dy viktima

Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev