MENU
klinika

Prokurori i çështjes së Juventusit

“I urrej ata, jam tifoz i madh i Napolit…!”

07.02.2023 - 12:40

Fraza që datojnë disa vite më parë, por të destinuara në mënyrë të pashmangshme për të shkaktuar diskutim. Këto u prononcuan nga Ciro Santoriello, një nga prokurorët e hetimit të Prisma që heton Juventusin dhe ish-drejtuesit e tij, gjatë një konference që daton në pranverën e vitit 2019, në të cilën flitej për buxhetet dhe çështjen e fitimeve kapitale.

“E pranoj, unë ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin. Si prokuror jam kundër Juventusit, kundër hajdutëve në fushë”, ishin fjalët e magjistratit.

Fjalitë, të shqiptuara me një buzëqeshje në fytyrë, shkaktuan nervozizëm te tifozët e Juventusit, duke nisur një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale. Në një video tjetër që qarkullon në rrjet, dëgjohet folësi i konferencës duke thënë: “Të qëndrojmë të distancuar se ti je prokuror dhe unë avokat, ti mbështet Napolin dhe unë Interin”. Santoriello i përgjigjet: “Oh mirë, hajde, mjafton që nuk është Juventusi”.

Kjo video e disa viteve më parë ka ngjallur një debat të madh, sidomos tani që prokurori Santoriello është ai që ka në dorë çështjen aktuale “Prisma” të Juventusit.

Për herë të parë në Shqipëri

Peshëngritje/ Nis sot Botërori i të rinjve

Gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë!

‘Gjelat’ të pandalshëm përballë Holandës!

Kualifikimet për 'Euro 2024'

Fëmijët e Drakulës

Prezantohen fanellat e reja të Kombëtares

‘Ti Shqipëri më jep nder’