Ashtu si javën e kaluar edhe sot seanca parlamentare u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Grupi i deputetëve të Alibeajt kërkuan një interpelancë me kryeministrin Rama, por ky i fundit nuk ishte i pranishën dhe siç njoftoi kryetarja e Kuvendit, kreu i qeverisë ka deleguar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga radhët e deputeteve demokrat, të cilët kërkojnë Ramën dhe jo ministren.
“Nuk dua interpelancë me një kryeministër hije”, tha Gazment Bardhi.
Nga ana tjetër, u hodh në votim kërkesa për mocion me debat me kreun e qeverisë, i kërkuar nga deputetët që mbështesin Sali Berisha. Por kjo kërkesë u hodh poshtë.
Edhe kjo shkaktoi reagime te ashpra, duke bere qe deputetet e PD te perplasin duart ne tavoline.