MENU
klinika

Shumë dilema për Ançelotin

Ja si mund të rreshtohen lojtarët e Al-Ahlit dhe Real Madridit!

08.02.2023 - 15:30

Reali i Madridit do të përballet sonte në mbrëmje me Al-Ahlin në gjysmëfinalen e dytë në Botërorin e Klubeve. Skuadra e Ançelotit vjen në këtë takim jo në gjendjen e saj optimale.

Rezultatet e fundit jo fort bindëse dhe veçanërisht dëmtimet e shumta kanë vënë në mëdyshje teknikun italian. Ai do të bëjë pas 6 lojtarë të dëmtuar: Benzema, Kurtua, Militao, Lukas Vaskez, Ferland Mendi dhe Eden Hazard janë jashtë.

Kjo situatë ka krijuar jo pak dilema në mendjen e italianit në lidhje me formacionin që do të hedhë sonte në mbrëmje në fushë. Mungesat pritet ta kushtëzojnë jo vetëm në zgjedhje, por edhe në rreshtimin në fushë. Ançeloti nuk e ka vendosur nëse kundër egjiptianëve do të luajë me 4-3-3 standard të tij, apo do të kalojë në një 4-2-3-1.