MENU
klinika

Paralajmërimi i ekspertit për dekadën e ardhshme!

“Juani kinez do t’i japë fund dominimit të dollarit amerikan”

08.02.2023 - 14:15

Bletaria ka njohur një rritje të konsiderueshme, pavarësisht se deri më tani ka qenë një sektor tërësisht i pa rregulluar dhe së shpejti pritet të hyjë në fuqi ligji i dedikuar që synon të vendosë rregulla të qarta për bletërritësit. Prodhimi vjetor i mjaltit në vend ka arritur në 5 mijë ton, dukë mbuluar pjesën më të madhe të konsumit. Por pavarësisht kësaj në supermarketet shqiptare vëmë re edhe produkte të importit. Por sa varemi nga të “huajt”?

Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të siguruara nga SCAN TV, përgjatë vitit 2022 jashtë importuar 51.5 ton mjaltë për konsum të brendshëm. Duke marrë parasysh shifrën e prodhimit, rezulton se vetëm 1 për qind të këtij produkti e blejmë nga jashtë.

Ndërsa eksporti vijon të mbetet ende në hapa fillestare, ku përgjatë vitit që lamë pas janë eksportuar vetëm 7.7 ton mjaltë. Në vitin 2022 , nga fondi total prej 5.1 miliardë lekësh i vënë në dispozicion të mbështetjes së fermerëve përmes skemave kombëtare, bletaria përfitoi 7 për qind të tyre dhe u mbështetën në total 2889 bletarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Numri i zgjojeve (koshereve) është rritur në 402 mijë koshere, nga 239 mijë koshere që ishin në 2012 dhe po ashtu prodhimi i mjaltit “Made in Albania” ka ardhur në rritje me rreth 2200 ton në një dekadë.

Vlera e kapitalit të këtij sektori është afro 72 milionë euro, ndërsa ka njohur një rritje të lartë në dekadat e fundit Aktualisht Ministria e Bujqësisë po punon në nivel rajonal me vendet e CEFTA për të bërë të mundur hapjen e eksporteve me procedurë të thjeshtuar dhe një dokumentacion të unifikuar mes vendeve të rajoni. Ligji i ri për bletarinë, synon të rregullojë këtë sektor, duke detyruar bletarët që të regjistrohen dhe të përditësojnë të dhënat mbi numrin e zgjojeve, vendqëndrimet e parqeve dhe lëvizjen e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist: Nga një masë...Po!

A është Kina tekonomia më dominuese në botë?

Nga The Economist/ Oreksit të madh për tregtarët ndërkombëtarë

Kina kërkon të zgjerojë ndikimin e saj në tregjet e mallrave

The Economist/ …dhe më shumë për ekonominë e saj

Kina duhet të shqetësohet më pak për monedhën e saj