MENU
klinika

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Kapet në flagrancë 36-vjeçari në Gjirokastër

08.02.2023 - 12:55

Një 45-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia në Gjirokastër pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

J. Gj., ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Gjithashtu në Gjirokastër janë në ndjekje penale dy persona për veprën penale “Dhunë në familje”.

45-vjeçari M. Ç., ushtroi dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur ndërsa 46-vjeçari H. K., banues në Tepelenë udhtroi dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjtueses, e cila bëri edhe kallëzimin.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“DVP Gjirokastër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në ngarkim të shtetasit M. Ç., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit H. K., 46 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë