MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Katër anije të NATO-s zbarkojnë në Durrës

24.02.2023 - 11:50

4 anije të NATO-s kanë hyrë mëngjesin e sotëm në ujerat shqiptare për të kryer misione ushtarake. 2 prej anijeve janë me ekuipazh turk, 1 me ekuipazh italian dhe tjetra me ekuipazh holandez.

Anijet për 2 muaj kanë kryer misione në ujërat e detit Mesdhe si dhe në ujërat territoriale të vendit.

Atyre ju kërkua nga autoritet shqiptare që të ndërmarrin një operacion kërkim-çminimi në zonën e Porto Romanos.

Në përbërje të kësaj flote ka anije minakërkuese të pajisura me teknologji moderne ushtarake.

Meqë në Porto Romano po punohet me intensitet të lartë për ndërtime portesh dhe thellime kanalesh hyrëse, u kërkua kontrolli i këtyre ujërave për ekzistencën e minave ujore kryesisht të Luftës së Dytë Botërore.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin