MENU
klinika

Nga Mentor Kikia

Kemi kapërcyer një epokë….

15.02.2023 - 20:48

Nga Mentor Kikia

Ndërsa do të kaloja kufirin për në Mal të Zi, kisha harruar të merrja, apo më saktë të printoja, një certifikatë që tregonte atësinë e vajzës time së vogël… E shkarkova nga e-albania, në telefon dhe ia tregova policit në pikën kufitare

Kaq…

Ishte një nga ato raste kur shijova vërtet lehtësinë e digitalizimit të ca shërbimeve. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishim në kohën kur duhej ta kisha atë si dokument me vulë e firmë nga nëpunësi i gjendjes civile? Thjeshtë do të isha kthyer mbrapsht, pa shkuar atje për ku isha nisur.

Dikur, gazetarët e televizioneve bënin shumë kronika(lajme) që tregonin për radhët e gjata pas sporteleve të zyrave të gjendjes civile, ku “vlonte” miku për të marrë një certifikatë pa radhë. Apo për të marrë një dëshmi penaliteti…Mesa kam lexuar janë mbi 1200 shërbime elektronike që ofrohen përmes e-albania.

Përtej problemeve të mëdha që kemi(pa përmendur këtu rrezikun e madh të sigurisë prej sulmeve kibernetike), mendoj se kemi lënë pas një kohë të vështirë shërbimesh në zyrat e shtetit, që bëheshin shkas për radhë të gjata, humbje kohe, lodhje, nerva dhe ndonjë “korrpusion të vogel” 2 mije lekësh të vjetër për të çarë radhën.

Kalimi nga letra e printuar në digital, padyshim që është një sfidë, por mendoj se kemi lehtësuar një barrë të madhe.

Pa frikë mund të them se kemi kapërcyer një epokë!