MENU
klinika

Bushka: Mbylleni lidhjen në ‘FB’, demokrati: Na pushkatoni!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD/ Plas sherri në komsion

08.02.2023 - 12:29

Me debate po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës, ku po diskutohet kërkesa e 7 deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare.

Teksa deputetja e PD-së, Albana Vokshi është lidhur live në Facebook, pasi në mungesë të mediave ka kërkuar që mbledhja të jetë transparente, kjo gjë është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.

DEBATI
Bushka: Mbylleni lidhjen në Fb
Vokshi: Nuk jemi në diktaturë. E duam live komisionin. Nuk jemi në diktaturë. Duam që media të ishte e pranishme. Nuk jemi në diktaturë ne këtu!

Bushka: Nuk është normale kjo
Vokshi: Po si nuk është normale, të bësh mbledhje të mbyllur kështu.
Bushka: Po bëj detyrën
Ballbati: Si e bën detyrën pra? Na pushkatoni pra. Nuk çuditemi. Mos ndërprisni fjalën
Bushka: Po me kë po flet? Me një gjyqtare?
Nallbati: Po ashtu po flet. Ne nuk jemi në shkollë e të na mësoni ju se si të flasim.

Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.