MENU
klinika

Çfarë është VEXAS?

Kjo sëmundje është më e zakonshme sesa mendohej

02.02.2023 - 20:01

Studiuesit në SHBA po hedhin më shumë dritë mbi Sindromën VEXAS, një gjendje mjekësore misterioze, e sapozbuluar që dyshohet se prek më shumë se 15,000 amerikanë.

VEXAS u identifikua për herë të parë vetëm dy vjet më parë, kur besohej se ishte një sëmundje e rrallë inflamatore.

25 burrat që u zbuluan se ishin të prekur nga gjendja në vitin 2020, të gjithë u paraqitën me një mutacion në një gjen të quajtur UBA1, i cili konsiderohet të jetë origjina e sëmundjes.

Ata gjithashtu ndanë të njëjtën gamë simptomash, duke përfshirë ethe, numër të ulët të qelizave të gjakut dhe inflamacion.

Simptoma të tjera të VEXAS janë skuqje të dhimbshme të lëkurës; ënjtje dhe dhimbje të veshëve, hundës dhe nyjeve; kollë dhe gulçim; lodhje ekstreme, anemi dhe mpiksje gjaku.

Sindroma ka tendencë të prekë njerëzit e moshuar dhe është shumë më e shpeshtë te burrat sesa te gratë, megjithëse mund t’i prekë të dy.

Sipas studiuesve që studiojnë sindromën, sëmundja është “progresive, dhe e rëndë”. Në fakt, mund të jetë vdekjeprurëse. Sipas studiuesve, koha mesatare e mbijetesës për pacientët me këtë sëmundje është 10 vjet.

Studimi i ri – i kryer nga shumë prej shkencëtarëve që kishin identifikuar për herë të parë sindromën – analizoi të dhënat elektronike shëndetësore të më shumë se 160,000 njerëzve në Pensilvani dhe zbuloi se mutacioni gjenetik i lidhur me VEXAS u shfaq në 1 në 4,000 burra të moshuar.

Gjendja ishte e pranishme në 1 në 26,000 gra mbi moshën 50 vjeç.

Ndërsa një trajtim për të kuruar sindromën nuk është ende i disponueshëm, në të ardhmen gjendja mund të kurohet me transplantim të palcës kockore ose terapi të modifikimit të gjeneve.