MENU
klinika

Hidhet shorti në Eurovision

Kur do të performojë këngëtarja Albina Kelmendi

01.02.2023 - 12:10

Këngëtarja Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision më 11 maj.
albina kelmendi1

Festivali më i madh i këngës në Evropë do të zhvillohet në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Eurovisioni do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN