MENU
klinika

U arrestua në Gjermani/ Lidhja me Lefter Kokën

Kush është 30-vjeçari i hetuar për inceneratorin e Fierit

22.02.2023 - 10:53

Silvester Driza, 30-vjeçari që u arrestua nga autoritetet gjermane ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për hetimet në lidhje me inceneratorin e Fierit, raporton gazetari i Panorama TV, Ervin Leka.

Driza u arrestua në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Panorama mëson se ky shtetas dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.

Mes personave të shpallur në kërkim nga SPAK në fund të vitit 2022, ishin ish administratori i inceneratorit të Fierit Luran Dusha dhe Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza (i arrestuar me 21 shkurt 2023 ne Gjermani), tre drejtuesë kompanish të lidhura me ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Disa muaj më parë emri i Drizës është denoncuar edhe nga Monika Kryemadhi, ku tha se i riu Silvester Driza ishte mik i djalit të Lefter Kokës.

“Nisur nga përshtatshmëria e masës së sigurimit me nevojat e sigurimit duke marrë parasysh sanksionin që parashikohet për këto vepra penale, rrezikshmërinë e personave nën hetim, në rastin konkret, nevojat e sigurimit janë të mëdha, referuar rrethanave të faktit penal, dëmit të shkaktuar interesave të ligjshme të shtetit, nga ana e prokurorisë vlerësohet se masa më e përshtatshme për personat nën hetim Arben Dervishaj, Giuseppe Ciaffaglione, Loran Dusha, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi, është ajo e “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”, thuhet në dosjen e SPAK, lidhur me masat e vendosura për personat e akuzuar.

URDHERARRESTET E SPAK
Prokuroria e Posaçme lëshoi më 16 nëntor 2022, 11 urdhëra arresti të reja në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme u bë e ditur se këto urdhëra lidheshin me elementë e rinj që ishin zbuluar gjatë hetimeve dhe për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në pranga në fund të vitit 2022 përfunduan mbikqyrësi i punimeve Arben Dervishi, i cili dyshohet se ka miratuar kryerjen e punimeve që në të vërtetë nuk janë realizuar, duke i krijuar kështu mundësi kompanisë që të përfitojë të paktën 4 milionë euro.

Prokuroria thotë se ai është shpërblyer nga aksioneri kryesor i shoqërisë koncensionare, Klodian Zoto, i cili rezulton t’i ketë paguar atij bileta avionësh, udhëtime private jashtë vendit, përfshirë qëndrime në hotele apo bileta për ndeshje sportive në Itali.

Katër të arrestuarit e tjerë ishin asokohe Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, pronarë ose administratorë kompanish me të cilat koncensionari ka kryer blerje fiktive duke përfituar rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), për një shumë prej afro 500 mijë eurosh.

Ata dyshohen se “kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier “sh.p.k”.

Gjashtë personat e tjerë për të cilët u lëshuan urdhëra arresti, ishin në kërkim. Dy prej tre ish administratorë të inceneratorit të Tiranës Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione.

Katër personat e tjerë, po ashtu në kërkim, janë ish administratori i inceneratorit të Fierit Luran Dusha dhe Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza (i arrestuar me 21 shkurt 2023 ne Gjermani), tre drejtuesë kompanish të lidhura me ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Përmes tyre, sipas Prokurorisë së Posaçme janë bërë pagesa për punime të pakryera, për një vlerë për mbi 1.2 milionë euro, të cilat dyshohet se i kanë kaluar më pas në formën e ryshfetit, zotit Koka, përmes kompanive të tjera të familjarëve të tij. Këto kompani janë përmendur se kanë vënë në jetë të njejtën skemë dhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, për të cilin janë mbyllur hetimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier