“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kush është më i prirur për të pasur probleme me kanalin e veshit?
Mjeku: Higjiena dhe ambjenti me muzikë të lartë janë faktorë favorizues. Por mund të themi që edhe personat që tregojnë një higjienë të tepruar mund të jenë të rrezikuar. Dylli i veshit është një produkt që prodhon veshi, i cili ka karakter lubrifikues dhe dezinfektues. Shpesh njerëzit e shikojnë dyllin si papastërti dhe mundohen ta pastrojnë sa më mirë. Por ky pastrim nuk ka pse të bëhet me këmbëngulje.
Dylli i veshit është i nevojshëm për veshin. Një vesh që prodhon dyll, tregon që është vesh normal. Edhe mungesa e higjienës është shkak, por edhe higjiena e tepruar është shkak për infeksion, sepse teprimi në pastrim prish florën mikrobike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.