MENU
klinika

Arbana: Edhe mua më thonë jam shoqja jote

Kush ka “mik” në “BBV?” Olta akuzon Luizin, publiku-Oltën

15.02.2023 - 12:50

Aktorja Olta Gixhari është dëgjuar shpesh në shtëpinë e “Big Brother” duke akuzuar produksion se “bashkëpunon” me Luizin. Rasti më i fundit është ai i “burgut” ku dyshja bënë edhe një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas një loje që Luizi iu bëri Kristit, Armaldos dhe Oltës, duke thënë se kishte negociuar me “Vëllain e Madh” për të dalë nga burgu.

Kjo gjë u diskutua edhe në Prime-in e mbrëmshëm, ku Olta u shpreh se tanimë e kishte kuptuar se ka qenë provokim nga ana e Luizit.

Diskutimi:
Olta: U shqetësova, nuk më duket e bukur që të spekulosh sikur negocion me Vëllain e Madh dhe u ndjeva shumë keq. E pranoj që e hëngra provokimin e Luizit.

Luizi: Jemi të gjithë të vetëdijshëm që çfarë thuhet në dhomën e rrëfimit qëndron aty.

Olta: Ti bëre një gabim, që tregove për zarfin, sepse unë nuk e kam thënë kurrë. Te që po negocion me Vëllain e Madh. Kur erdhi zarfi i bardhë, unë e hëngra totalisht, sepse ndodhi ashtu siç e the ti. Në këtë shtëpi ka disa gjëra të shenjta që nuk preken.

Arbana iu drejtua banorëve duke iu thënë se produksioni nuk negocion dhe nuk mban anën e askujt, madje u shpreh se nëse dikush ka dyshime të largohet nga loja. Në një tjetër moment, Arbana duket se iu përgjigj edhe kritikave dhe aludimeve në rrjet për marrëdhënien e saj me Oltën, jashtë shtëpisë. “Edhe mua më thonë “je shoqja e Oltës”, por nuk po them gjë”- u shpreh Arbana, duke bërë kështu reagimin e parë ndaj dyshimeve që janë krijuar në rrjet.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat