MENU
klinika

Seanca parlamentare nis me debate

Luçiano Boçi: Rama kërkon të eliminojë opozitën!

02.02.2023 - 11:20

Seanca plenare e të enjtes nisi me debate dhe tensione, pasi nënkryetari i PD, Luciano Boci ka akuzuar mazhorancën për ‘eleminimin’ e opozitës pas vendimit për përjashtimin e 5 deputetëve mbështetës të grupit të Sali Berishës.

Nikolla: Boci nuk iu dhashë fjalën ja dhashë shehut, për cfarë e keni fjalën?

Lucioano Boci: Nuk gjeta asnjë arsye për aktin skandaloz për përjashtimin e deputeteve të PD për 10 ditë. Ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për skandalin me McGonigal që është paguar për eliminimin e opozitës

Kur opozita kërkon të drejtën, ju vazhdoni skenarin për eliminimin e opozitës. Është e njëjta mënyrë dhe formë. Nëse kryeministri paguan agjentët e FBI korrupton ata dhe po ky parlament është po i korruptuar nga ai.

Në bazë të kërcënimeve për ti hequr fjalën opozitës. Gjeja e parë që duhet të niste sot ishte mocion me debat për eliminimin e opozitës.

Rama kërkon të eliminojë sistemin politik, demokracinë dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij duke eliminuar opozitën

Nikolla: Zoti Boci kjo nuk është për procesverbalin, ju po mbani fjalim.