MENU
klinika

Kontratë me Brazilin deri në vitin 2026, por…

“Luftë” për Karlo Ançelotin!

11.02.2023 - 13:24

Në një kohë që Kar lo Ançeloti ndod het në Marok së bashku me Realin për të luajtur finalen e Botërorit të Klubeve, mediat ndërkombëtare ziejnë nga lajmet mbi të ardhmen e tij. Rrjeti mediatik “ESPN” mëngjesin e së premtes ka bërë me dije se trajneri italian ka pranuar ofertën e Federatës Braziliane të Futbollit për të drejtuar pesë herë kampionët e botës duke nisur nga korriku i këtij viti. Federata braziliane ka vendosur të pres trajnerin aktual të Realit deri në mbylljen e sezonit.

Ky rrjet mediatik ka saktësuar se palët kanë rënë dakord që Ançeloti të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 me jeshilartët, në përpjekje për të ndërtuar një skuadër të denjë për t’i dhënë titullin e gjashtë botëror Brazilit në kampionatin e ardhshëm.

Ançeloti është nën kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2024, por në Brazil janë të bindur se kjo kohëzgjatje e kontratës së tij me kampionët e Spanjës nuk do të përbëjë problem.

Për ta përforcuar edhe më shumë këtë ide, “ESPN” ka saktësuar se tashmë edhe 3 lojtarë të Realit, përkatësisht Vinicius, Militao e Rodrigo e dinë se Ançeloti do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm te Brazili.

ITALIANI – Pas këtij lajmi të ardhur nga Brazili, mediat nuk kanë humbur kohë të pyesin trajnerin e Realit. Të shumta të pranishme në konferencën për shtyp në Rabat, para finales së Botërorit të Klubeve, ato kanë kërkuar të mësojnë diçka më shumë nga vetë protagonisti.

Ançeloti, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të drejtuar një kombëtare prestigjioze si Brazili, ka luajtur me kartën e “paditurit”.

“Situata ime është shumë e qartë, unë kam një kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2024”, ka thënë shkurt ai.

FEDERATA BRAZILIANE – Reagimet nuk kanë munguar as nga vetë Federata Braziliane e Futbollit. Në përpjekje për të hedhur poshtë këto zëra dhe për të mos u përplasur me Realin e Madridit, federata braziliane ka saktësuar me anë të një komunikate se nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve.

“Federata Braziliane e Futbollit dëshiron të informojë të gjithë se lajmi për një marrëveshje mes kësaj federate dhe trajnerit Karlo Ançeloti është i pabazë”, thuhet mes të tjerave në komunikatën e federatës braziliane. Ndërkaq, presidenti i saj, Ednaldo Rodrigez ka shtuar vetë se “trajneri i ri do të zyrtarizohet në kohën e duhur”.

Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë

Mungojnë Hysaj dhe Daku

Si luan Shqipëria kundër Çekisë