MENU
klinika

Dilema

Manchester City nën hetim, e ardhmja me Guardiolën në rrezik?

08.02.2023 - 14:06

Me Manchester Cityn nën hetim nga Premier League, të gjithë në Angli po pyesin nëse Pep Guardiola do të jetë ende në pankinën e ‘Qytetarëve’ në të ardhmen e afërt? Arsyeja qëndron në një deklaratë të bërë nga trajneri katalanas më pak se një vit më parë, ishte maji i vitit 2022, menjëherë pas eliminimit nga Champions League kundër Real Madridit, lidhur me akuzat e datës 2020 nga UEFA (të cilat CAS i kishte hedhur poshtë) që fillimisht çoi në përjashtimin e klubit nga kupat europiane:

“Në atë kohë u kisha kërkuar drejtuesve të mi t’u përgjigjeshin pyetjeve e mia për dyshimet që qarkullonin për Cityn. Ne shikuam njëri-tjetrin dhe u besova 100% përgjigjeve që më dhanë, por u tha atyre: nëse marr vesh që po më gënjen, të nesërmen do të iki dhe nuk do të jemi më miq. Unë dua të përfaqësoj një klub që bën gjënë e duhur.”

Nuk është rastësi që tabloidët e ndryshëm, mbi të gjitha ‘Sun’, rinisën duke vënë ngarkesën mbi të: Guardiola do të kishte zbuluar se është gati të largohet nga Manchester City nëse vërtetohen akuzat e Premierligës, madje edhe përpara një sanksioni të mundshëm (i cili mund të vinte sezonin aktual si në sezonin e ardhshëm), shkruan ajo.