MENU
klinika

Rama publikon fotot

Mbërrin në Stamboll grupi i dytë i efektivëve të FA, pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit

08.02.2023 - 10:54

Ekipi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit, ka mbërritur ditën e sotme në Stamboll.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot në rrjetet sociale. “Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit”, shkruan Rama.

Ata do të asistojnë në terren në zonat e prekura nga tërmeti që goditi Turqinë juglindore, mëngjesin e të hënës.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 8700.