Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njogtuar se Turqia shpall shtatë ditë zie kombëtare pas tërmeteve vdekjeprurëse në provincat jugore të vendit.
Përmes një postimi në “Twitte”, presidenti shkruan se flamuri do të valvitet të gjysëmshtize deri më 12 shkurt.
“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë, shpallim 7 ditë, ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja”, ka shkruar ai në një postim në Tëitter.
Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar më shumë se 2600 viktima dhe mbi 9000 të plagosur.
Lëkundjet që zgjatën më shumë se 2 minuta tronditën banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës. Epiqendra ishte pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km.