MENU
klinika

Intervista në “Top Story”

McGonigal ndikoi për heqjen e licensës së ish-bashkëshortit të Vokshit?/ Përgjigjet Rama

02.02.2023 - 22:49

Në media ka qarkulluar një lajm se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka ndikuar te kryeministri Edi Rama për t’i hiqur licensën ish-bashkëshortit të deputetes demokrate, Albana Vokshi, i cili përfaqësonte oligarkun rus Robert Nowikovsky.

Për akuzat se McGonigal i ka thënë të ketë kujdes me dhënien e koncesioneve ndaj kompanive të oligarkëve rusë Rama është pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”.

Kreu i qeverisë pranoi se me ish-zyrtarin e FBI-së ka diskutuar për influencën ruse, por deklaroi se nuk kanë folur për raste biznesesh.

“Këtë ta thashë që në fillim kemi folur për influencën ruse, por nuk ka folur në asnjë rast për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjer”, theksoi kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të japë llogari për takimet me zyrtarin e FBI"

Alibeaj kërkesë për interpelancë me Ramën