MENU
klinika

Roja bregdetare helene qëllon me armë

Media greke publikojnë pamjet, anija turke tentoi t’i përplasë

02.02.2023 - 13:27

Një video është shfaqur në Farmakonisi, në Greqi mes një anijeje të rojës bregdetare turke dhe greke që ndodhi të enjten, 5 janar.

Në video duket se anija turke bën një sërë manovrash të rrezikshme me qëllim përplasjen e anijes greke, ekuipazhi i së cilës qëlloi me të shtëna paralajmëruese.

Menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, anija turke u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa një roje bregdetare bërtiste “Kthehuni po jua mbajti”.

Pamjet janë publikuar nga media greke e cila e sheh këtë si një provokim të Turqisë. Ishin peshkatarët grekë ata që njoftuan autoritetet portuale për lëvizjet e turqve dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.

“Një varkë patrullimi e Gardës Bregdetare Helene lundroi në zonën detare për t’iu afruar tre mjeteve lundruese turke që kishin kaluar ne ujërat territoriale greke nën mbikëqyrjen e një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare Turke.

Fillimisht turqit tentuan të largonin anijen greke nga zona dhe më pas tentuan ta përplasnin.

Ekuipazhi i Rojës Bregdetare Helene u detyrua të gjuante të shtëna paralajmëruese, tha roja bregdetare, duke e detyruar anijen turke të largohej dhe të nisej në lindje drejt bregdetit turk.