MENU
klinika

Ora apo Waititi?

Merr fund edhe “dilema” e mbiemrit aktual të Ritës

16.02.2023 - 10:55

Ndonëse të martuar, Rita Ora “refuzon” të mbajë mbiemrin e burrit të saj, “Waititi”. Ka qenë vetë ylli i muzikës e cila ka konfirmuarse do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës me regjisorin Taika Waititi.

“Unë ende quhem vetëm Rita Ora”-u shpreh artistja në një intervistë së fundmi.

Ndonëse përflitej prej kohësh vetëm me 27 janar 2023, Rita konfirmoi martesën e saj publikisht, në një intervistë në “Heart Breakfast”.

“Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”- tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Kjo dalje e saj erdhi përpara publikimit të videoklipit të saj me temën e dasmës, për këngën e titulluar “You Only Love Me”, me të cilën këngëtarja duket se do të rikthehet në muzikë.

The Sun raportoi për herë të parë në gusht 2022 se Ora, 32 vjeç, dhe Waititi, 47 vjeç, ishin martuar në një ceremoni intime në Londër. Pavarësisht se gazeta britanike pretendonte se ylli i pop-it kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi, ajo la të kuptohej në “Heart Breakfast” se nuk ka në plan të heqë dorë nga emri i saj i vajzërisë, për të cilin tha se ka punuar “shumë fort”.

Çifti u lidhën për herë të parë në maj 2021 kur u fotografuan duke u rehatuar me njëri-tjetrin në Sydney, Australi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qaj sa herë që e shoh këtë"

Rita Ora bëhet nostalgjike

Detaji që po çmend rrjetin

Rita Ora e fejuar?


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain