MENU
klinika

Jo të gjitha shkojnë për të...

Mësoni sa përfiton Benfica nga shitja e Enzo Fernández!

01.02.2023 - 14:04

Benfica mbylli transferimin e Enzo Fernández te Chelsea për 121 milionë euro, një rekord i ri në Premier League, por jo të gjitha paratë do të shkojnë në arkat e të kuqve të Lisbonës.

River Plate, klubi nga i cili mesfushori i ri u largua në Luz në verë, është fituesi tjetër i madh i kësaj marrëveshjeje, pasi do të marrë 27.2 milionë euro, që i përgjigjen 25% të transferimit të lojtarit.

Përveç kësaj shume, argjentinasit do të grumbullojnë edhe 4.5 milionë shtesë, referuar mekanizmit të solidaritetit. Në fund të fundit, River Plate do të arkëtojë rreth 32 milionë euro me këtë ndryshim, gjë që do të bëjë që fitimi me mesfushorin të rritet në 46 milionë euro (kjo duke shtuar 14 milionë euro që Benfica pagoi në verë).