MENU
klinika

Mbushen arkat e klubit!

Mësoni shumën që përfitoi Tirana nga shitjet në merkaton e janarit!

03.02.2023 - 15:38

Tirana në këtë moment që flasim ka shitur dy lojtarë gjatë merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Marsel Ismajlgecin, të cilët u kanë sjellë bardhebluve 700 mijë euro.

Këtu nuk llogariten largimet e verës, ku Tirana shiti tre lojtarë, Seferin, Tolin e Totren për shumën 820 mijë euro.

Këtë sezon Tirana vetëm nga shitja e lojtarëve ka grumbulluar mbi 1.5 milionë euro, plus paratë e titullit dhe Europës.