01.02.2023 - 14:36
Greqia nuk po planifikon të bashkohet me një “koalicion tankesh” ndërkombëtar dhe të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, pasi i duhen për të mbështetur aftësitë e veta mbrojtëse u shpreh Kryeministri i Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për agjencinë Nikkei.
“Ne kemi ofruar mbështetje të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, siç janë transportuesit e personelit të blinduar, por ne nuk do të ofrojmë tanke Leopard 2 për arsyen e thjeshtë se ato janë absolutisht të nevojshme për ushtrinë tonë,” tha ai.
Ai shtoi se Greqia është e gatshme të mbështesë Ukrainën, “por jo në kurriz të aftësive tona mbrojtëse”.
Ushtria greke ka në shërbim rreth 350 tanke Leopard 2.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kriza energjetike
Europa hap “thesin”, miliarda euro mbështetje për qytetarët
Nga Lutfi Dervishi
BE, me marshin N drejt zgjerimit!
Dendias: Do të shkoj vetë