MENU
klinika

"I duhen vetë Greqisë"

Mitsotakis: Nuk do të dërgojmë tanke në Ukrainë

01.02.2023 - 14:36

Greqia nuk po planifikon të bashkohet me një “koalicion tankesh” ndërkombëtar dhe të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, pasi i duhen për të mbështetur aftësitë e veta mbrojtëse u shpreh Kryeministri i Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për agjencinë Nikkei.

“Ne kemi ofruar mbështetje të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, siç janë transportuesit e personelit të blinduar, por ne nuk do të ofrojmë tanke Leopard 2 për arsyen e thjeshtë se ato janë absolutisht të nevojshme për ushtrinë tonë,” tha ai.

Ai shtoi se Greqia është e gatshme të mbështesë Ukrainën, “por jo në kurriz të aftësive tona mbrojtëse”.

Ushtria greke ka në shërbim rreth 350 tanke Leopard 2.