Partnerja e 34 vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama që u vra në Mykonos në orët e para të së hënës ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. E reja ka folur për mediat greke dhe ka rrëfyer se partneri kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik por planet iu ndërprenë në mes.
“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka. Ai vetëm më tha se më do. Nga sa më thanë, atë natë ai debatoi me vajzën.
Ai ishte kokëfortë, nuk donte që të më shqetësonte askush”, ka shtuar shtuar e reja, duke thënë se e ka njohur vajzën për të cilën ka ndodhur keqkuptimi. “E njihja vajzën”, ka rrëfyer e reja. Për marrëdhënien që 34-vjeçari kishte me autorin, e reja tha: “E dija që komunikonin, që po flisnin.
E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin dalë për të pirë. E dija që njiheshin dhe se nuk ka asgjë. Ai donte një jetë të re, nuk donte të qëndronte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik, nuk mundi më”.
Në pyetjen nëse partneri i saj ka bërë diçka që e ka shqetësuar 33-vjeçarin dhe nëse ka bërë ndonjë lëvizje në drejtim të vajzës, ajo është përgjigjur se nuk e di ndërsa siç ka mësuar sherri ka qenë për një arsye të parëndësishme. “Kur isha në Mykonos, ai më tha ‘nëse largohem nga jeta jote do të kesh një plagë të thellë brenda teje’ dhe e bëri vërtet”.
Më në fund, për mënyrën se si e ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur në orët e para të asaj dite, ajo tha: “Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë që të “zgjohem” se po flija. Më thanë “e vranë Janin”. Mendova se po bënin shaka me mua. Nuk ishte një shaka. Më pas u informova nga disa të afërm të tij se ka ndodhur vërtet”.